Secondary Adv

INSTAT fillon testin per numerimin e popullsise

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka njoftuar fillimin e fazës Pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave.

 

Faza  Pilot  e  Censit  kryhet  në  kuadër  të  përgatitjeve  për  aktivitetin  madhor  të  numërimit  të  popullsisë  rezidente dhe banesave, i cili do të kryhet në vitin 2022 dhe ka një afat kohor 10 vjeçar. Censi,  është  ushtrimi  më  kompleks  dhe  masiv  që  ndërmerr  një  zyrë  statistikore.  Ai  është  një  projekt  thelbësor për krijimin e një sistemi statistikor të qëndrueshëm dhe efikas dhe për hartimin e politikave të bazuar në statistika. Është pikënisja për përcaktimin e strategjive socio-ekonomike dhe planeve për zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal”, tha Drejtoresha e INSTAT,  Znj. Elsa Dhuli, gjatë një konference ku njoftoi fillimit e Pilotit të Censit të Popullsisë dhe Banesave.

 

INSTAT në periudhën 4 tetor deri më 15 nëntor 2021 do të zhvillojë fazën Pilot  për Censin e Popullsisë dhe Banesave. Piloti i Censit është një test gjithëpërfshirës. Ai do të testojë përshtatshmërinë e të gjithë procedurave të Censit.  Qëllimi  kryesor  i  Censit  Pilot  është  të  provojë  në  kushte  reale  hartografinë,  metodologjinë,  strukturën organizative, sistemin e mbledhjes së të dhënave me tablet, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis  të gjitha burimeve të planifikuara për t’u angazhuar në vetë numerimin aktual.

 

Zonat  ku  do  te  zhvillohet  Piloti  janë  me  diversitet  të  lartë:  Zona  urbane  dhe  rurale;  me  kushte  të  ndryshme socio-ekonomike, me përbërje popullsie minoritare dhe në zona kodrinore dhe malore. Konkretisht janë përzgjedhur 50 Zona Censi ne 9 bashki të vendit: Fushë Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull. Rezultatet e Censit Pilot do të analizohen me kujdes nga INSTAT për të marrë masa për kryerjen me sukses të Censit të Përgjithshëm të Popullsise dhe Banesave në vitin 2022.

 

Risitë e Cens 2022:

Përdorimi i  pajisjeve  elektronike  (tabletë),  të  cilat  do  të  zëvendësojnë  pyetësorët  letër  për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren;

Modernizimi i Sistemit  të  Informacionit  Gjeografik  (GIS)  –  mbledhja,  monitorimi,  analiza  dhe shpërndarja e të dhënave;

Censi do të shërbejë si bazë për konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë banuese, ndërtesave dhe banesave./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/instat-fillon-testin-per-numerimin-e-popullsise/)


Më të lexuarat