Europa goditet nga cmime te larta te energjise elektrike: Rritje deri ne 12 per qind te vleres
Familjet europiane pritet të paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike dhe gazit në muajt e ardhshëm.
Kjo ka për qëllim të ngadalësojë rritjen gjigande të çmimeve dhe të shmangë pasojat politike dhe sociale. Ndërkohë, Ministrja franceze e Mjedisit, Barbara Pompili, tha se çmimet e energjisë në Francë pritet të rriten me rreth 12% deri në muajin shkurt. Qeveria franceze deklaroi këtë muaj se do të bëjë një pagesë të njëhershme prej 100 euro ndaj 5.8 milionë familjeve në mënyrë që të marrin kupon energjie, për të ndihmuar me kostot e faturave të larta të energjisë. Në afat-gjatë zyrtarët e Bashkimit Europian kanë thënë se energjitë e rinovueshme si era dhe dielli janë kundërpërgjigja më e mirë ndaj rritjes së fundit të çmimit të gazit dhe energjisë.
Çmimet e energjisë në Europë janë rritur ndërkohë që rritja e kërkesës botërore si pasojë e heqjes së masave të karantinës ka përkuar me tkurrjen e ofertës së gazit dhe qymyrit dhe kushteve jo të favorshme të motit për burimet e rinovueshme. “Zgjidhja në afatgjatë është përshpejtimi i energjisë së rinovueshme.
Na duhet të investojmë në energji të erës dhe diellit dhe situata e sotme na tregon se ne duhet të ulim varësinë nga lëndët djegëse fosile sa më shpejtë të jetë e mundur”- tha komisioneri për energjinë e rinovueshme Lukasz Kolinski.
Komisioni Europian po përgatit disa mjete që qeveritë e BE mund të përdorin për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë, pa kompromentuar tregun e përbashkët në disa vende si Spanja, që po kalojnë masa të emergjencës, si tavani i çmimeve dhe limitimin e fitimeve tek kompanitë utilitare. Krerët shtetërorë do të diskutojnë situatën në samitin e ardhshëm më 21 Tetor./Burimi: Scan TV