Secondary Adv

Nga 1 janari 2016, gjobe dhe heqje patente nese mbani femije ne sediljen e pare

Nëse pas 1 janarit të vitit të ardhshëm do të mbani fëmijë të ulur në sediljen e parë të makinës do të gjobiteni.Policia Rrugore do të nisë një fushatë informuese për qytetarët për këtë ndryshim në Kodin Rrugor që është bërë në periudhën mars-prill.


Ndryshimet ligjore do të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2016 dhe çdo kundërvajtës do të gjobitet nga 5 mijë lekë deri në një mijë lekë si dhe heqje të lejes së drejtimit për 6 muaj deri në një vit.Kodi i ri Rrugor përcakton që fëmijët deri në 12 vjeç duhet të jenë të ulur në sediljet e pasme të automjetit, ndërsa për fëmijë të moshës më të vogël është e detyrueshme edhe ulëse e veçantë. 


Më të lexuarat