Secondary Adv

Publikohen borxhet e 10 komunave ne Kosove: 10.45 mln euro vetem Gjilani

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar borxhet e 10 komunave që kanë më së shumti obligime.


Sipas Muratit, këto borxhe janë deri në fund të muajit gusht, ku sipas listës prinë Komuna e Gjilanit me 10.45 milionë euro, ndjekur nga Ferizajt me 4.39 milionë euro dhe Mitrovica me 2.42 milionë euro, përcjell Telegrafi. “Nisur nga interesimi i shtuar i medieve dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, thuhet në njoftimin e Muratit. Nga kjo renditje, më së paku obligime të papaguara ka Komuna e Skenderajt me 157 mijë euro./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat