Secondary Adv

Shemben 50 ndertime pa leje ne Fier

Në ditën e dytë të aksionit për prishjen e objekteve pa leje, Inspektorati Kombëtar per Mbrojtjen e Territorit ne Fier ka shembur 50 objekte.


Ndërtesat pranë xhamisë së qytetit ishin pa leje dhe kishin zaptuar hapësirat publike. Prej dy ditësh fadromat kanë nisur punën në të gjithë territorin e Fierit. Të martën u bë prishja e ndërtesave në rrugën “Muharrem Agolli”, e cila pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Deri tani janë prishur rreth 70 objekte, të cilat prej vitesh kishin zënë hapësirat publike.


Zaptimi i hapësirave publike ka sjellë vijimin e një tjetër aksioni në vend. Në Fier e Berat prej disa ditësh po prishen objektet pa leje, të cilat pengojnë dhe zhvillimin e projektëve për qytetin.Fier-Berat-Në Berat ka nisur aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor në bashkëpunim me Policinë Bashkiake për prishjen e ndërtimeve pa leje me qëllim lirimin e hapësirave publike.


Fadromat ekanë ndërhyrë në lagjen “Uznovë”. Në fier banorët po i heqin vet objektet që kanë zaptuar hapësirat publike, duke i hapur rrugë projektit të Bashkisë për rikonstruksionin e rrugëve në qytet. Prishja e objekteve pa leje prej ditësh është shtrirë në të gjithë vendin.


Më të lexuarat