Secondary Adv

Raporti i Bankes Boterore, 1/3 e shqiptareve jetojne me 5.5 dollare ne dite

Varfëria në Shqipëri ka arritur në nivelin më të lartë që prej 2018, në vitin e kaluar.

 

Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se në vitin e pandemisë niveli i varfërisë ishte 32.6% nga 31.8% që ishte në 2019. Përpos situatës së përmirësuar ekonomike dhe rritjes së të ardhurave, ekspertët e bankës vlerësojnë që edhe këtë vit 1/3 e popullsisë së vendit do të jetojë me 5.5 dollarë dita. Konkretisht në fund të 2021 niveli i varfërisë do të zbresë në 30.8%, por edhe kjo ulje e varfërisë këtë vit rrezikohet nga kriza e punësimit.


“Pavarësisht nga nën -performanca e tregut të punës, niveli i varfërisë është parashikuar të bjerë në 2021 me 1.8 pikë përqindje në lidhje me vitin 2020. Sidoqoftë, kjo ulje supozon se punësimi do të rimëkëmbet në afatgjatë dhe çmimet e ushqimeve do mbeten të qëndrueshme”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

 

Ndërkohë në vitin e ardhshëm niveli i popullsisë që jeton me 5.5 dollarë dita pritet të zbresë në 29.3%. Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon sipas këtij raporti, pasi në Kosovë niveli i varfërisë vlerësohet të jetë 20.9%, në Serbi e Malin e Zi është përkatësisht 17.1% dhe 17.7%, ndërsa Maqedonia e Veriut ka nivelin më të ulët, ku vetë, 16.9% e qytetarëve kanë të ardhura 5.5 dollarë dita.

Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat për frymë në vitin 2020 ishin në vlerën e 4.459 eurove, me një rënie prej 323 euro krahasuar me 2019. Ndërsa këtë vit pritet që të ardhurat për banor të arrijnë në 4.782 euro, e njëjta vlerë me vitin 2019./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat