Ndryshojne masat per te vaksinuarit ne greqi, ne fuqi nga 9 tetori
Nga 9 tetori të vaksinuarit në Greqi do të përjashtohen nga masat shtesë kufizuese në zonat e kuqe, sipas hartës epidemiologjike të vendit.
Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka deklaruar se nga 9 tetori të vaksinuarit do të mund të rikthehen në normalitet, duke vepruar e kryer çdo aktivitet si para pandemisë. Kjo do të thotë që mund të qarkullojnë pa maska, të argëtohen në qendrat e natës, të kenë akses kudo, nëse paraqiten me certifikatën e vaksinimit.
Çfarë ndryshon dhe çfarë mbetet e njëjtë Në zonat "e kuqe" nuk do të zbatohet më masa e ndalimit të qarkullimit 01.00-06.00, as masa e ndalimit të muzikës në dyqanet me interes shëndetësor. E gjithë kjo do të funksionojë normalisht. Zonat "e kuqe" do të kenë karakteristikat e azhurnimit të situatës epidemiologjike.
Do të ketë liri të plotë në ambientet e mbyllura të ngrënies dhe argëtimit që funksionojnë si të pastra vetëm për njerëzit e vaksinuar. Do të lejohet kërcimi, ndërsa të pranishmit nuk do të mbajnë maskë. Të gjitha masat e parashikuara, pra përdorimi i maskës dhe mbrojtja personale, do të vazhdojnë të zbatohen për stafin.
Në zonat e hapura të hotelierisë dhe argëtimit, ata sipërmarrës që zgjedhin të operojnë vetëm për të vaksinuarit nuk do t'i nënshtrohen asnjë kufizimi. Ambientet e përziera të hotelierisë dhe argëtimit do të mbeten me kufizimet aktuale. Testi i shpejtë për qytetarët e pavaksinuar do të kërkohet dhe rregullat, për shembull përdorimi i maskës, do të vazhdojnë të zbatohen për personat e vaksinuar.
Të gjitha ambientet e tjera, përveç ushqimit dhe argëtimit, të cilat janë vetëm për të vaksinuarit (për shembull stadiumet), në këtë fazë do të kenë kufizimet e përdorimit të distancës dhe të maskës, siç është njoftuar, dhe do të rivlerësohen brenda 15 ditëve të ardhshme./Burimi: Oranews.tv