Secondary Adv

Bie besimi ne ekonomi, bizneset dhe qytetaret pesimiste per te ardhmen

Të dhënat e fundit të BSH nga anketat me bizneset dhe konsumatorët, tregojnë se besimi në ekonomi po bie.

 

Në muajin shtator Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 1.8 pikë, i dyti muaji radhazi me tendencë rënëse. Shqetësimi në mendjen e të gjithëve duket se është situata ekonomike në vijim. Ndërtimi është sektori që reflektoi uljen më të madhe të besimit, nisur nga ngadalësimi i aktivitetit dhe kontratat më të ulëta porositëse; edhe pse pret një rritje të çmimeve në vijim.


Në rënie të fortë edhe sektori i shërbimeve, që kishte udhëhequr eksportet shqiptare këtë fillim viti, por rënia e kërkesës sërish është faktor që sipërmarrjet në këtë fushë të parashikojnë ulje të shitjeve.

 

Ndërsa industria, rezulton sektori i vetëm që po përfiton nga rimëkëmbja globale e kërkesës, edhe pse prodhimi është në ngadalësim. Ndërkohë, tregtia, sektori i lidhur drejtpërdrejt me çmimet e rritura të muajve të fundit, rezulton më pozitiv sipas të dhënave të BSH, nisur nga rritja e shitjeve përgjatë muajve të kaluar.

 

Por edhe ky sektor i druhet një rënieje të konsumit në vijim, pikërisht nga pamundësia e qytetarëve për të përballuar këtë shtrenjtim të nivelit të jetesës. Për këta të fundit, konsumatorët, pritshmëritë për përmirësimin e gjendjes së tyre financiare dhe gatishmëria për të bërë blerje të mëdha si blerja e një banese, janë faktorët e vetëm që balancojnë situatën e përkeqësuar ekonomike./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat