Secondary Adv

Bizneset te shqetesuar per krizen e energjise, Jaka: Rritja e cmimit do i falimentoje

Pas tërmetit dhe pandemisë, rritja e çmimit të energjisë elektrike për sipërmarrjen shqiptare do të ishte fatale, duke i çuar drejt falimentimit të padiskutueshëm. 

 

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka thotë për TV SCAN se edhe në nivelet aktuale bizneset shqiptare paguajnë çmim shumë të lartë të energjisë, në raport me vendet e rajoni.


Jaka komenton edhe deklarata e kryeministrit Rama, për paketat e ndihmës për familjet në nevojë dhe biznesin e vogël. Sipas tij këto janë politika populiste, ndërkohë që vëmendja duhet të fokusohet te prodhuesit, në mënyrë që të mos cenohet konkurrueshmëria.


Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shprehet i zhgënjyer nga fakti se asnjëherë qeveria nuk ka marrë në konsideratë kërkesat apo kundërshtimet e tyre, për politikat që i impaktojnë drejtpërdrejt./Burimi: Scan


Më të lexuarat