Secondary Adv

Ja gjobat e reja per demtuesit e hapesirave publike ne Tirane

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot vendimin për rritjen e masave ndëshkuese për të gjithë ata individë që ndotin, vandalizojnë apo zaptojnë hapësirat publike të qytetit.


Vendimi vjen në kuadër të masave që Bashkia e Tiranës ka marrë për të rikthyer ligjshmërinë dhe pastërtinë në qytet. Në fjalën e tij kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ftoi përfaqësuesit e opozitës që ta mbështesin këtë akt, si tregues për t’u distancuar nga zhuli dhe se janë për një qytet të pastër.
“Zgjedhja është e juaja. Ose votoni për 99% të Tiranës që do pastërti ose bëhuni avokatët e 1% të zhulsave që nuk mund ta tërheqin zvarrë qytetin tonë, në këtë mënyrë që e kanë tërhequr në katër vitet e fundit. Keni një shans historik, të bëheni me pjesën higjienike të qytetit, me pjesën e pastër, me pjesën e qytetit që del nesër në aksion dhe nuk pyet për dallime politike, por pyet për mënyrën se si ky qytet do të ketë të ardhmen”, tha në fjalën e tij kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.


Ai ka shtuar se masat e para të marra nga bashkia kanë dhënë rezultate konkrete, duke reduktuar ndotjen dhe abuzimin me publiken, ndaj dhe Bashkia ka vendosur që të forcojë edhe më tej këto masa, deri në ndërgjegjësimin e plotë të qytetarëve për të mos vandalizuar apo ndotur ambientin e përbashkët. “Sot keni një vendim të rëndësishëm, o me partinë, o me qytetin, o me Lulin e me zhulin, o me qytetin dhe shtetin! Jemi këtu të bëjmë qytet dhe të bëjmë shtet. Me një votë mund të tregoni që ndaheni nga një pjesë e zhulit dhe papastërtisë. Nëse ju trembin këto gjoba, shikoni rezultatin që kanë dhënë masat e para. Kemi sot një qytet shumë më të pastër falë masave që aplikuam dy javë më pare”, shtoi Veliaj.

Gjobat

Kategoria e parë:
-Për dëmtim, çarje dhe ndotje rruge, 100 mijë lek, plus dëmin 40.400 lekë për çdo metër katror
-Për dëmtim, çarje, ndotje trotuari, 100 mijë lek, plus 31.500 lekë për çdo metër katror trotuar të dëmtuar
-Për dëmtim bordure, 100 mijë lek plus 20.500 lekë për çdo metër linear të dëmtuar
-Për dëmtim, bllokim pusete, 100 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete të dëmtuar
-Për vjedhje të zgarës, 110 mijë lek për çdo copë zgare të vjedhur
-Për vjedhje kapak pusete, 100 mijë lek plus 188 mijë lek për çdo kapak pusete të vjedhur

Kategoria e dytë:
-Lidhjet e pamiratuara në rrjetin ajror, 200 mijë lek plus 130 mijë lek për lidhje
-Dëmtimi i shtyllave, 200 mijë lek plus 520 mijë lek për çdo shtyllë të dëmtur
-Dëmtimi i ndriçuesve të qytetit, 200 mijë lek plus 420 mijë lek për çdo ndriçues të dëmtuar
-Përdorimi i shtyllave si suport reklamë 200 mijë lek plus 340 mijë lek copë për çdo reklamë të ngjitur në shtyllë në mënyrë të paligjshme
-Dëmtimi i rrjetit ajror nga punimet pa leje, 200 mijë lek plus 520 mijë lek
-Ndërhyrje në kuadrot e komandimit për ndriçimin publik, 200 mijë lek plus 420 mijë lek copa për çdo shtyllë ku ke dëmtuar kuadrin e komandimi

 

Kategoria e tretë e gjobave për ujin:
-Lidhjet e pamiratuara në tubacionet e ujit, 200 mijë lek plus 230 mijë lek për çdo metër linear ndërhyrje
-Dëmtimi i pusetave të kanalizimit ,  200 mijë lek plus 110 mijë lek për çdo copë pusete që ke dëmtuar

Dëmtimi i hapësirave të gjelbra:
- Gjoba për të gjitha kategoritë e dëmeve , 200 mijë lek, por për çdo metër katror që ke dëmtuar aplikohen këto tarifa:
- Rehabilitimi i 1 metër katror sipërfaqe bari tapet e dëmtuar, 10 mijë lek për çdo metër katror që i ke dëmtuar barit të qytetit
- Rehabilitimi për 1 metër katror sipërfaqe lule sezonale, 63 mijë lek për çdo metër katror që i ke vandalizuar
- Përveç gjobës 200 mijë lek rehabilitimi për një copë shkurre dekorative është në moshën 5-vjeç e poshtë 39 mijë lek për çdo shkurre dekorative që    qytetarët kanë paguar me taksat e tyre dhe që dikush nga ata që ju mbroni e ka vandalizuar
- Rehabilitimin e një copë shkurre dekorative nga 5-10 vjeç, pra kur investimi ka qenë më i madh, 58 mijë lek copa mbi 200 mijë lekëshin e gjobës.
- Rehabilitimi i një cope shkurre dekorative mbi moshën 10 vjeç, 78 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekëshin e gjobës
- Rehabilitimi i çdo peme që këputet apo drurit që dëmtohet , 200 mijë lek dhe për çdo dru dhe pemë deri në moshën 5 vjeçare, 189 mijë lek copa
- Rehabilitimi i çdo druri dekorativ nga 5-10 vjeçare , 283 mijë lek dëmi, mbi 200 mijë lekë gjobën
- Për vendosjen e posterave pa leje, 200 mijë lek
- Për çdo copë posteri në pemë , 5000 lek
- Për çdo dëmtim të fasadës,  200 mijë lekë gjoba, paguhet edhe 32 mijë lekë për metër katror që i ke dëmtuar fasadës së qytetit.
- Për vendosje tabelash, pankarta pa leje, 200 mijë lekë gjoba dhe 43 mijë lekë për metër katror që ke dëmtuar e meqë e përmendët.
- Për të gjithë ata që urinojnë, pështyjnë, hedhin mbeturina mbi tokën e shenjtë të qytetit të Tiranës , 200 mijë lekë gjoba e unifikuar./Gazeta Shqip


Më të lexuarat