Secondary Adv

Reshje shiu ne te gjithe vendin, ARRSH njofton akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar zonat ku janë shkaktuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës.


Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe aksi Elbasan-Librazhd por pa probleme në qarkullimin e automjeteve. Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.


Njoftimi i ARRSH
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

 

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat