Secondary Adv

Hyn ne fuqi vendimi, nga sot testet Covid nuk jane me falas ne Gjermani

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Covid.

 

Ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna. Më shumë se një gjysmë viti testet kundër Coronës ishin falas, tani shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë.

 

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës, por ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

 

Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur. Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim.

 

“Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”./Burimi: DW


Më të lexuarat