Secondary Adv

Tatimet shlyejne 45 milione euro TVSH ndaj bizneseve ne 2021

Administrata tatimore ka rimbusuar TVSH ndaj bizneseve në vlerën 5.4 miliardë lekëve apo 45 milionë eurove gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021.

 

Sipas të dhënave nga DPT, gjatë këtij tremujori, rreth 1,25 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numëri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qënë në total 308 me vlerë rreth 4,17 miliard lekë.

 

Në total, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH janë regjistruar 347 kërkësa për rimbursim me vlerë rreth 5,3 miliard lekë, nga të cilat 78 kërkesa me vlerë rreth 1,3 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.


Tatimet bëjnë me dije se në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 3.9 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 95.8 për qind me krahasuar me stokun e të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe një renie me 10.3 milionë euro krahasuar me stokun ne fund të tremujorit paraardhës.


Në fund të tremujorit të tretë u bë likujdimi total për tatimpaguesin Bankers Petroleum Shpk të trajtuar me këste sipas marrëveshjes së nënshkruar, i cili ka patur pjesën më të madhe të stokut të rimbursimit të TVSH gjatë tremujorit të kaluar. Gjithashtu, kërkesat FIFO u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori./Burimi: Scan


Më të lexuarat