Secondary Adv

OSHEE hapi sot ankandin per te blere 44 mije MWh energji

OSHEE hapi sot ankandin për të blerë 44 400 MWh energji elektrike, pas mbylljes së ankandit në orën 15:00 është arritur të blihet 19 400 MWh energji me çmim mesatar 255.79 euro.

 

Sipas OSHEE do te hapet ankandi tjetër për të blerë sasinë qe nuk u sigurua ne ankandin e parë. Kjo blerje e energjisë bëhet për të mbuluar nevojat me energji në të gjithë vendin, në një kohë kur rezervat tona hidrike nuk e mbulojnë dot të gjithë energjinë që harxhohet në vend.

 

Ky ankand vjen në një kohë kur e gjithë bota ndodhet në një krizë energjetike, ndërsa 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen emergjente të energjisë, ku paraqiti edhe një plan më 3 pika për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

 

Qeveria ‘Rama 3’ ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë dhe që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël. Gjithashtu qeveria vendosi të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH, OST dhe të OSHEE, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat