Secondary Adv

Rriten cmimet e produkteve baze ne Kosove, perfshire dhe buken

Rriten çmimet e produkteve esenciale në Kosovë, shtrenjtohet edhe buka.

 

Qytetarët shprehen të shqetësuar nga këto ngritje. Rrugët e kryeqytetit çdo ditë të javës janë të mbingarkuara. Përveç trafikut, shoferët i shqetëson edhe çmimi i naftës, i cili është rritur rreth 40 centë javëve të fundit. Por nuk është vetëm nafta që ka pësuar rritje, edhe në produktet esenciale si vaji, sheqeri e mielli është parë një rritje në çmim.


Krahas këtyre, është rritur edhe çmimi i bukës. Në disa furra në kryeqytet e në komuna tjera buka shitej 40 centë, nga 35 centë sa ishte më parë. Kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët, të cilët po thonë që xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.

 

Edhe Shqipe Hasani thotë se çmimet e produkteve nuk duhet të bazohen në atë evropianë. Ndërsa kryetari i OJQ Konsumatori Selatin Kaçaniku, thotë se ka abuzim dhe paarsyeshmeri në ngritjen e këtyre çmimeve.

 

Kaçaniku deklaroi se çmimet e artikujve në Kosovë janë më të larta se ato në Evropë, ai tutje thekson se Kosova nuk ka treg që i përballon këto çmime. Ndërkohë kryeministri Kurti ka premtuar që paga mesatare në Kosovë do të jetë 250 euro./Burimi: Gazeta Express


Më të lexuarat