Secondary Adv

FMN kunder uljes se TVSH per ushqimet, nuk perkthehet ne ulje cmimesh

Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN, Yan Sun ka zhvilluar një konferencë online me Ministren e Financave, dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

 

Gjatë fjalës së saj Yan Sun tha se duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike dhe këto shpenzimet të orientohen tek qytetarët. Ajo theksoi se rreziqet fiskale janë në rritje dhe se duhet menaxhuar më mirë si PPP dhe garancitë shtetërore. Një theks të veçantë i vuri edhe luftës ndaj korrupsionit dhe forcimit të sundimit të ligjit.


“Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë. Masat e qeverisë kanë qenë efektive dhe i kanë hapur rrugën rimëkëmbjes. Ne presim rritje ekonomike këtë vit 7.8%, dhe 3% në vitin e kaluar. Ka rritje të çmimet të energjisë që është rrezik.

 

Sfidat janë 2, investimi në mënyrë efikase tek njerëzit dhe ekonomia dhe të përmbyllet rindërtimi, të mbyllet rreziku fiskal dhe të ulet borxhi publik. Rimëkëmbja duhet të përdoret për të arritur konsolidimin fiskal. Duhet zgjeruar baza tatimore dhe për të eliminuar shmangiet tatimore.

 

Presim që strategjia afatmesme buxhetore të bëhet funksionale në vitin 2022. Duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Për investimet ambicioze, duket të moderohet nga financimi i buxhetit dhe shpenzimet të orientohen tek qytetarët.

 

Rreziqet fiskale në rritej, si PPP, garancitë shtetërore apo ndërmarrjet shtetërore duhet të menaxhohen më mirë. Mbështetja fiskale vjen duke u ulur por politika monetare duhet të jetë lehtësuese. Duhet të forcohen përpjekjet për të sunduar ligji, të eci reforma ligjore dhe të luftohet më tej korrupsioni”, tha Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN, Yan Sun.


Shefja e FMN kundër uljes se TVSH për ushqimet duke thënë se kjo ulje nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve. Ulja e TVSh ishte një kërkesë e opozitës si argument se do të sjellë ulje të çmimeve për ushqimet për shqiptarët.


‘Ne vazhdojmë si FMN të këshillojmë, kundër ndryshimeve të përkohshme të sistemit tatimor pasi kanë gërryer bazën tatimore. Ulja e TVSH s’do të përkthehet në ulje të çmimeve”, tha ajo. Guvernatori Gent Sejko tha se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para kanë sjellë rritje të inflacionit, por që do të ketë efekt kalimtar.


“Rritja ekonomike më e lartë se parashikimet tona. Në këtë rritje kanë ndikuar vaksinimi, përmirësimi i gjendjes së biznesit dhe i qytetarëve kanë mbështetur rritjen e konsumit dhe të eksporteve.  Ka pasur reduktim të kredive me probleme dhe konsolidim të sektorit bankar.

 

Rritja e çmimeve të ushqimeve, çmimit të energjisë si dhe e lëndëve të para kanë sjellë rritje të inflacionit. Efekti i rritjes së çmimeve do të jetë kalimtar, por është element shtesë pasigurie. Rritja e çmimeve në vijim do të kërcënonte ekonomitë botërore dhe ata shqiptare.

 

Goditjet aktuale të ofertat nuk pritet të godasin në afatmesëm çmimet dhe nuk kërkojnë masa nga Banka aktualisht. Ekonomia në vitet në vijim do të jetë i ngadalë, por do të sigurojnë prodhim më të lartë, rritje punësimi, kthim të inflacionit në objektiv.

 

Reduktimi i borxhit dhe konsolidimi fiskal do të rris mbrojtjen nga goditjet në të ardhmen”, tha Sejko. Ndërsa ministrja e Financave tha se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.6 %, ndërsa rreziku i rritjes së çmimeve janë të parashikuar në skenarin buxhetor.

 

“Rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.6% dhe jo 5.5%. Ndikim konsumi privat, rritja e investimeve dhe tregtia. Pasiguria është e lartë dhe rrezikon parashikimet e bëra. Çmimet e rritura janë rrezik dhe që janë të parashikuar në skenarin buxhetor”, tha Ibrahimaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat