Secondary Adv

Borxhet ndaj OSHEE arrijne ne 77.47 mld leke, rekord qe nga 2009

Borxhi që konsumatorët kanë ndaj OSHEE për fatura të papaguara ka shënuar rrtije gjatë 8-mujorit të këtij viti, ndryshe nga 6-mujori i cili kishte një tendencë në rënie.

 

Sipas të dhënave zyrtare, në total shuma e fatuarave të palikujduara arriti në 77.47 mld lekë, nga 75.9 mld lekë, që ishte deri në fund të muajit qershor. Ndërkohë që, kjo është një shumë rekord, të paktën që prej 2009, ku detyrimet e papaguara ndaj OSHEE ishin 26.44 mld lekë, por edhe prej vitit 2013, ku niveli i borxhit ishte 71.37 mld lekë.


Sa i takon 8-mujorit të këtij viti, rritje e borxhit është shënuar për të gjitha kategoritë, duke përfshirë konsumatorët familjarë, biznese, institucionet buxhetore e ato jobuxhetore.

 

Rritjen më të madhe e kanë shënuar klientët privatë, ku futen bizneset, të cilët për periudhën janar-gusht regjistruan një borxh prej 11.82 mld lekë, nga 11.13 mld lekë që ishte për 6-mujorin e parë të këtij viti.

 

Gjithashtu, institucionet jobuxhetore, ku futen ujësjellësit, por edhe klubet sportive kanë një debi të palikujduar ndaj OSHEE, në masën e 15.25 mld lekëve, nga 14.79 mld lekë që ishte kjo vlerë për 6-mujorin. Ndërkaq, edhe institucionet buxhetore kanë rritur vlerën e faturave të papaguara në 4.6 mld lekë, nga 4.3 mld lekë që ishte në periudhën janar-qershor.

 

Sa i takon konsumatorëve familjarë, që janë edhe debitorët më të mëdhenj për 8-mujorin arritën një borxh total prej 45.78 mld lekësh, nga 45.69 mld lekë që ishte në periudhën 6-mujore. Në total, arkëtimet nga Operatorit i Shpëndarjes së Energjisë Elektrike rezultojnë në 96.1% e faturave të emetuara./Burimi: Scan


Më të lexuarat