Rriten me mbi 40 per qind faturat e energjise edhe ne Spanje
Kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë është rritur me një mesatare prej 44 % në 1 vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) referuar shtatorit 2021.
Sipas INE-së, çmimi i energjisë elektrike është faktori i parë, i cili solli inflacionin në 4 për qind në shtator, një shifër që ishte tashmë ishte parashikuar në fund të muajit të kaluar e më pas kontribuoi edhe në rritjen e kostove të karburantit. Të dhënat e reja mbërritën në Dhomën e Deputetëve, ku pritet një dekret i qeverisë i cili synon të kufizojë ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për familjet dhe kompanitë.
Kosova, Shqipëria dhe Serbia janë tri vendet me çmimin më të ulët të energjisë elektrike për amvisëritë, thuhet në të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave. Sipas Eurostat, çmimi mesatar i një kilovati për orë (kWh) në vendet e Ballkanit Perëndimor është 0.0954 euro.
Në Kosovë, një kilovat kushton 0.0608 euro, ndjekur nga Serbia me 0.0737 euro dhe Shqipëria me 0.0778 euro. Në BE, Gjermania është vendi që ka çmimin më të lartë të lartë me 0.3006 euro për kilovat, pasuar nga Danimarka me 0.2819 euro dhe Belgjika me 0.2702 euro.
Çmimi më i ulët i energjisë elektrike në kontinet është në Ukrainë me 0.0396 euro për kilovat. Mesatarja e çmimit për një kilovat në vendet e BE-së është 0.2134 euro, kurse në vendet e Eurozonës është 0.2272 euro./Burimi: Telegrafi