Secondary Adv

Pfizer kerkon miratimin e EMA per vaksinimin e femijeve 5 -11 vjec

Pfizer-BioNTech së fundmi ka dërguar kërkesën e saj pranë EMA për të marrë dritën jeshile për përdorimin e vaksinës te fëmijët midis moshës 5 dhe 11 vjeç. 


Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania. Ndërkohë deri më tani asnjë vaksinë nuk është autorizuar për tu përdorur tek kjo grupmoshë. Komiteti këshillues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, ka miratuar përforcuesin, dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson me dozë të vetme Covid.

 

Ekspertët e kanë miratuar atë për ata mbi 18 vjeç dhe duhet të kenë kaluar dy muaj nga marrja e dozës së parë të vaksinës./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat