Secondary Adv

Studentet rikthehen sot ne auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.

 

Tashmë studentët i thonë ‘lamtumirë’ mësimit online, ndërkohë që kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19. Nëse studentët ose pedagogët nuk do të jenë të vaksinuar, ata janë të detyruar të paraqesin një test PCR. Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve gjatë javës./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat