Janë rreth 14, 000 biznese që kanë dorëzuar elektronikisht bilancet në QKR deri tani. Mësohet se nga kjo shifër rreth 2,000 biznese janë ndëshkuar me masë administrative, gjobë ( 15,000 lekë) për mos dorëzim brenda afatit që ishte data 31 korrik.
Pavarësisht se dorëzimi i pasqyrave përtej këtij afati shoqërohet me gjobë, biznesi ka vazhduar të dorëzojë pasqyrat fiskale për vitin 2014. Një veprim i detyruar ky për të vazhduar më tej me shërbimet që ofron QKR për biznesin. Pas çdo aplikimi sistemi rifreskohet me të dhënat e reja duke shfaqur edhe bilancet. Drejtuesit e QKR-së shprehen se masa ndëshkimore vlen edhe në rastet kur biznesi nuk ka paraqitur pranë QKR-së bilancet e ndonjë viti të mëparshëm.Nga ana tjetër biznesit i kërkohet që të bëjë rifreskimin e të gjitha të dhënave në mënyrë që ato të reflektohen në sistem.
Mënyra e depozitimit: Ky shërbim ofrohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar e-albania (ëëë.e-albania.al) (neni 70 i Ligjit Nr. 9723/2007).Shërbimi ofrohet pa pagesë.
Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF. Individi, i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të vërtetuar të dhënat e tij personale. Logimi në portalin qeveritar e-albania.al duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit.