Secondary Adv

Viti i ri akademik nis me tensione, studentet proteste para Ministrise se Arsimit

Në universitet e vendit studentët nuk janë lejuar të futen në auditore, nëse nuk e kanë certifikatën e vaksinimit, përveçse në Universitetet e Korçës, Durrësit dhe Elbasanit.

 

Në këto universitete studentët janë futur në auditore dhe sot thjesht po këshillohen. Ndërkohë dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

 

Por përpos atyre që do të hyjnë në auditore për të ndjekur leksionet dhe seminarët, të tjerë studentë do të jenë në një marshim protestë para Kampusit Universitar. Ata kundërshtojnë detyrimin për tu vaksinuar si një kusht për tu pranuar brenda ambienteve të universitetit.

 

Në të gjitha fakultetet janë vendosur grupe vaksinimi, që në pjesën dërrmuese kanë në dispozicion vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac.

 

Një pjesë e madhe e studentëve është shprehur edhe më parë se do të ishin dakord të bënin vaksinën Pfizer. Ndërkohë që para Ministrisë së Arsimit janë grumbulluar disa dhjetëra studentë të cilët kanë paralajmëruar protestë.

 

Në një prononcim për mediat rektori i UT, tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Rektori pohoi se studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat