Secondary Adv

Vetem 1 i infektuar gjate 24 oreve te fundit ne Kosove

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVD-19 atje.

 

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm një person i infektuar. Ndërsa, për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. Në total numri i rasteve aktive është 632, njoftojnë autoritet./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat