Secondary Adv

Taksa e banesave, Qeveria do te mbledhe 700 mije euro ne vit

Duket se lufta ndaj informalitetit, do të përfshijë edhe këtë sektor, ku shumica e qytetarëve jetojnë në banesa të pa regjistruara, ndërsa edhe ata që kanë në pronësi një shtëpi, nuk e paguajnë taksën e saj.


Referuar të dhënave të Censusit 2011, numri i banesave të banuara, në të gjithë vendin, ose ndryshe banesat e para, është 709.865 që do të thotë se vetëm nga shtëpia e parë, me taksën simbolike 1 euro, qeveria do të mund të arkëtojë rreth 700 mijë euro në vit.Ndërsa për banesat e dyta, do të ketë një taksë tjetër, që sigurisht do të jetë më e lartë. Ende nuk bëhet e qartë se si do të funksionojë dhe se ku duhet ta derdhin qytetarët, pasi është ende në fazë deklarate, por mund të ndiqet edhe një praktikë si ajo me taksën e televizionit e cila paguhet me faturën e dritave një herë në vit.


Aktualisht taksa e pronës është disa herë më e lartë, ku për shembull për Tiranën, për ndërtesat para vitit 1993 është 15/m2 në vit dhe për ndërtesat pas vitit 1993 është 30 lekë për m2 në vit.


Më të lexuarat