Secondary Adv

Perfundon rikonstruksioni i rruges panoramike te Kurveleshit

Gjirokastra dhe Tepelena do të jenë më afër bregdetit të jugut.

 

Kryeministri Rama ka shpërndarë një video ku shfaqen aksi i ri i asfaltuar në zonën e Malësisë së Kurveleshit dhe bukuritë mahnitëse natyrore që të ofron rruga panoramike. Ky aks i ri sjell një zgjerim të ofertës turistike duke krijuar lidhje mes turizmit malor dhe bregdetit, shkurton distancës dhe lehtëson transportin për qytetarët.

 

"Mirëmëngjes dhe me rrugët që lidhin historinë e Gjirokastrës e Tepelenës mes bukurive natyrore të malësisë së Kurveleshit deri në bregdetin e Jonit, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama. Rruga e Kurveleshit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në gjithë gjatësinë e saj nga Bënçë deri në hyrje të fshatit Lekdush. 

 

Ndërtimi i këtij aksi sjell një perspektivë të madhe zhvillmi për të gjithë zonë që nga nxitja ekonomike deri te turizmit. Ky aks afron Tepelenën me bregdetin e Jonit duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.

 

Ky aks do të lehtësojë edhe vajtjen në fshatin turistik të Nivicës për të shijuar bukuritë e saj natyrore, ndërsa do shërbejë si një shtysë e fuqishme për shfrytëzimin e potencialeve turistike dhe zhvillimit ekonomik të vendit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat