Secondary Adv

Shqiperia pritet te leshoje dy satelite, Rama: Ne mars Albania 1

Në muajin mars Shqipëria do t'i bashkohet vendeve që kanë një 'sy' në hapësirë.

 

Pritet të lëshohet sateliti 'Albania 1'. Lajm e ka dhënë Kryeministri Rama teksa ka postuar një video të një bisede me një ekspert të kompanisë SPACE X, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

 

Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X

Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

 

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

 

Rama: Po Albania 2? Në qershor..

-Saktë...

Rama: Super

 

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

 

Kryeministri Edi Rama habiti jo pak disa ditë më parë kur deklaroi ambicien që Shqipëria të ketë dy satelitë në orbitë, ndërsa një ditë më pas ka theksuar edhe njëherë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

 

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

 

Ai u shpreh  se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

 

Ambicien për të patur dy satelitë në orbitë 'Albania1' dhe 'Albania2', Rama e bëri me dije në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat