Doza e trete do behet 6 muaj pas 2 te parave, vaksinat qe do perdoren
Komiteti i Imunizimit në vendin tonë ka dorëzuar tashmë rekomandimet për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.
Një prej anëtareve, Aida Bushati shpjegon se doza e tretë do të jetë për moshat mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut dhe do të injektohet 6 muaj pas injektimit të dozës së dytë. "Janë të gjithë popullata mbi 60 vjeç dhe të gjithë grupet e riskut të përcaktuara sipas protokollit.
Rekomandimet sot janë pas 6 muajsh nga përfundimi i dozës së dytë të vaksinimit që patën të fazës së parë dhe të paktën tre muaj nëse kanë kaluar COVID ndërkohë që kanë qenë dhe të vaksinuar", tha Bushati. Doza e tretë do të jetë e kombinueshme por kryesisht do të përdoren vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca.
"Kombinimi ka treguar që është i suksesshëm, shumë vende të tjera e kanë praktikuar dhe kanë dal me mbrojte shumë të mirë", shtoi Bushati. Komiteti rekomandon një dozë të vetme vaksine edhe për moshat mbi 12 vjec. Për këtë kategori do të përdoret Pfizer.
"Bëhet fjalë për të gjithë fëmijët që janë mbi moshën 12 vjeç, ne rekomandojmë forcërisht që të bëjnë vaksinën grupet e riskut, fëmijët që janë me imunosupresor, fëmijët të cilët vuajnë nga patologji të sistemit imunitar apo që janë me patologji të tjera që kompromentojnë sistemin imunitar.
Këto do bëjnë një dozë të vetme dhe natyrisht qe duhet dhe aprovimi i prindërve për fëmijët që nuk kanë patologji", anëtarja e Komitetit. Por përse ekspertët janë duke rekomanduar një dozë të tretë vaksine?
"Është e rekomandueshme, forcërisht e rekomandueshme sepse dihet që mbas 6 muajsh titri antikorpeve dhe i mbrojtjeve duke qenë se nuk është imunitet natyral bie, atëherë që këto njerëz të kenë sëmundshmëri më të lehtë dhe probabilitet më të ulët për ngjarje fatale duhet të bëjnë dozën e tretë të imunizimit", theksoi ajo Bushati.
Në vijim Komitetit i Imunizmit do të shqyrtojë dhe rekomandimet për futjen e vaksinës anti-COVID për grupmoshën 16-17 vjeç në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit./Burimi: Shqiptarja.com