Secondary Adv

Raporti i KE: 1/3 e ekonomise shqiptare vijon te jete informale

Shqipëria ka përparuar në luftën kundër informalitetit thotë Komisioni Evropian, edhe pse ende ky fenomen është shqetësim për zhvillimin e ekonomik të vendit.

 

Sipas raportit të Komisionit Evropian lehtësimi i procedurave për marrjen e shërbimeve si dhe pagimi i taksave online ka ndikuar në mundësinë e bërjes së korrupsionit. “Dixhitalizimi në rritje i shërbimeve publike ndihmon në uljen e barrës administrative mbi bizneset si dhe korrupsionin dhe informalitetin.

 

Pagesat e taksave online reduktuan mundësitë për korrupsion p.sh. duke pasur më pak takime ballë për ballë me zyrtarët e taksave”, thuhet në progres raport. Procesi i Fiskalizimit i nisur në janar të këtij viti thuhet në raport do të jap një ndikim pozitiv në reduktimin e evazionit fiskal por thuhet se pavarësisht përpjekjeve 1/3 e ekonomisë së vendit është informale.

 

“Me zbatimi i faturimit elektronik ("Fiskalizimi") në vitin 2021 e përforcon këtë zhvillim. Sidoqoftë, ekonomia joformale mbetet e madhe - vlerësohet se përbën rreth një të tretën e PBB-së”, thuhet në raport.

 

Ashtu si edhe raporte të tjera ndërkombëtare të FMN, BB apo dhe të dhomës Amerikane të Tregtisë, në raportin e KE thuhet se një nga problemet më të mëdha që biznesi ka në vend është korrupsioni.

 

Shqetësim tjetër i ngritur nga komuniteti i biznesit thuhet në raport është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i ligjit tatimor si dhe procedurat e prokurimit publik. Më tej KE thotë se vendi ka përparuar në përballimin e presionit konkurrues të shteteve të BE, por ende pengohet nga mungesa e njohurive teknologjike, si edhe kërkohet më shumë investim në kapitalin njerëzor.

 

Një tjetër sugjerim i dhënë për vendin është edhe investimi më tej në tregti për të zgjeruar hartën e shteteve me të cilat ka shkëmbime të mëdha mallrash, madje thuhet se duhet rritur edhe prodhimi në vend pasi është e ekspozuar nga goditjet e tregut të jashtëm./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat