Secondary Adv

Bashkite ne gare, 24 milione euro per ndertimin e ujesjellesave

Një grant gjerman është gati për konkurrime nga bashkitë për ndërtimin apo përfundimin e ujësjellësve të nisur më parë.Projekti do të zbatohet pas miratimit të marrëveshjes nga Kuvendi. Projektmarrëveshja ka palë Ministrinë e Financave, Fondin Shqiptar për Zhvillim që është “Agjencia e zbatimit të projektit”, si dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”.


Shuma 24 000 000.00 euro dedikohet për projektin “Ujësjellësi rural III”, që është miratuar, në parim, me vendim qeverie. Drafti parashikon marrjen e një huaje në shumën 24 milionë eurosh, e cila do të përdoret për rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve ruralë dhe, nëse është e zbatueshme, për masa plotësuese për ujërat e zeza në raste emergjente. Projektakti, sipas relacionit të Këshillit të Ministrave, është në përputhje të plotë me programin e qeverisë 2013 – 2017.


Qëllimi i projektit është përdorimi i skemave të ujësjellësve të rehabilituar ose të ndërtuar, për të kontribuar në përmirësimin e furnizimit të popullsisë në zonat e projektit me ujë të pijshëm dhe me tarifa të pranueshme dhe që mbulojnë kostot e furnizimit.


Projekti do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të fokusohet kryesisht në sistemet e ujësjellësit. Kostoja totale e fazës III të projektit (pa përfshirë TVSh-në) është 39.3 milionë euro dhe përfshin një hua prej 24 milionë eurosh nga KfW-ja, një grant prej 1.5 milionë eurosh nga KfW-ja për masa shoqëruese, një grant nga fondet IPA 2013 prej 9.8 milionë eurosh, një grant prej 0.67 milionë eurosh nga Fondi i Përbashkët Europian për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si dhe 4 milionë euro bashkëfinancim nga buxheti i shtetit dhe njësitë e qeverisjes vendore përfituese.


Më të lexuarat