Secondary Adv

Mblidhet sot komiteti Teknik i Eksperteve, vendimet qe pritet te merren

Sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve, ku priten të merren vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit dhe për vaksinimin e fëmijëve +12 me probleme me shëndetin.

 

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme pritet të diskutohet për detajet e marrjes së dozës së tretë, fillimin e aplikimit tek qytetarët si dhe kriteret e domosdoshme për t'u vaksinuar. “Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç.

 

Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nga Komiteti i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime”, tha ministrja e Shëndetësisë.

 

Duke theksuar se në këto kohë covidiane vaksinimi është arma jonë e vetme për të mposhtur pandemisë, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat të cilat po qarkullojnë në territorin e Shqipërisë janë të miratuara nga EMA, FDA apo OBSH. Ndërsa ka shuar të gjtiha dyshimet se vaksinat kineze janë të skaduara. 

 

“Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, janë të aprovuara nga strukturat ndërkombëtare, siç janë EMA, FDA ose OBSH, e cila ka certifikuar koronavac. Të gjitha janë të kontrolluara të verifikuara, edhe për afatet e përdorimit të tyre, ndaj i garantoj qytetarëve që vaksinat janë të certifikuara.”, shtoi ajo./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat