Shqiperi-Zvicer marreveshje per heqjen e taksimit te dyfishte
Shqipëria dhe Zvicra amenduan marrëveshjen që shmang taksimin e dyfishtë. Përmes amendimit të firmosur të mërkurën në Tiranë mundësohet shkëmbimi i informacionit dhe dhënia e asistencës administrative mbi taksat në raste kur kjo kërkohet nga njëra palë.
Marrëveshja u firmos në Ministrinë e Jashtme nga Sekretari zvicerian i Shtetit, Georges Martin, dhe zëvendësministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi. Barbullushi dhe Martin theksuan se, shkëmbimi i informacionit fiskal do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe është në dobi të bizneseve zvicerane e atyre shqiptare.Marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë sigurojnë që qytetarë dhe biznese që banojnë ose operojnë në të dy vendet i faturohen taksat vetëm një herë. Ato gjithashtu ulin barrierat dhe lehtësojnë shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve.
Amendamenti i sotëm në marrëveshjen mes dy vendeve mundëson shkëmbimin e informacionit dhe dhënien e asistencës administrative mbi taksat në raste kur kjo kërkohet nga njëra palë.Zvicra është një nga donatorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke financuar projekte në disa fusha të rëndësishme