Borxhi publik kap shifrat rekord ne 2021, rritet me 477 mln euro
Në fund të shtatorit sipas Ministrisë së Financave borxhi publik arrit në 10.6 mld euro, duke u rritur me 477.7 mln euro në krahasim me dhjetorin e vitit 2020.
Marrja e kredive nga institucionet ndërkombëtare si për pandeminë ashtu edhe për investime, tërheqja e huave për procesin e rindërtimin ka bërë që borxhi të vijoj të rritet edhe këtë vit. Sipas raportit të financave si pasojë e rritjes së të ardhurave në 9 mujor, borxhi publik është 76.1% e PBB së vendit, ndërsa është parashikuar që deri në fund të këtij viti të arrij në rreth 80%.
Këtë vit qeveria ka njoftuar se do të marrë një tjetër borxh, në vlerën nga 500 deri në 700 milionë eurove. Ky eurobond sipas financave do të përdoret për të shlyer borxhet e kaluar dhe për të rritur mbështetjen buxhetore.
Nga viti 2019, kur ekonomia ishte në rritje të konsiderueshme deri në nëntor kur ndodhi tërmeti, borxhi është rritur me rreth 10%. Ndërkohë 41.4% e borxhit publik është marrë në tregun e brendshëm ndërsa 34.7% është marrë në tregun e huaj.
Konkretisht Shqipëria ka marrë 2.6 mld euro nga institucionet ndërkombëtare, ka marrë 735 mln euro nga shtete të ndryshme në formën e huave, ka tërhequr 1.4 mld euro dhe kredi private si dhe janë 1.1 miliardë euro eurobonde.
Niveli i borxhit konsiderohet shqetësues nga institucionet e huaja, të cilët kërkojnë marrje masash për të filluar ulja e tij.