Secondary Adv

HEC Lanabregas hap tenderin per rehabilitimin e sistemit te furnizimit

HEC Lanabregas ka njoftuar në faqen zyrtare të APP hapjen e tenderit për ‘Rehabilitimin e sistemit të furnizimit me ujë të agregateve në HEC Lanabregas’.

 

Nevoja për kryerjen e këtyre shërbimeve dhe riparimeve lindi si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga avaritë e rënda te njëpasnjëshme te ndodhura ne te dy Agregatet në hidrocentral, me pasojë daljen jashtë pune e Agregatit nr.1 dhe pamundësinë e frenimit te Agregatit nr.2. Sikurse dihet, Hec Lanabregas është hidrocentrali me i vjetër i ndërtuar në vendin tone.

 

Nisur nga fakti i kohës së gjatë te punës se turbinave te instaluara për prodhimin e energjisë elektrike në Hec Lanabregas qe nga 1951 sistemet e tubacioneve te ujit qe operon ne pajisjet e turbinës, automatikes janë në një gjendje shume të amortizuar ku në mënyrë te vazhdueshme shkaktohen avari ne tubacione, saraçineska të presioneve shume të larta, serbentinat e ftohjes së vajit të kushinetave, valvulave te frenimit etj.

 

Kjo vjen edhe si pasoje e mungesës totale te nyejve dhe te pjesëve te nderimit rezerve për anën hidromekanike dhe elektrike. Rrezikohet seriozisht vazhdimësia e punës ne këtë central nëse nuk merren masa serioze për sigurimin e tyre.

 

Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 4,907,000.00 Lekë ndërsa afati i fundit i apilikimeve në tender është data 02.11.2021, ora:14:00. Në njoftim theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 6 muaj nga lidhja kontratës./Burimi: SCAN


Më të lexuarat