Secondary Adv

Bashkia Tirane: 1 mln euro per linjat urbane, kushti per rimbursimin e TVSH

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka bërë me dije se do rimbursohet TVSH dhe akciza e naftës për sektorin e transportit publik, por me kushtin që ata të bien dakord për vendosjen e GPS.

 

Në një takim me përfaqësuesit e transportit publik, Veliaj bëri me dije se nuk do të ketë heqje TVSH-se apo akcize, pasi mund të lindin hapësira për abuzim. Ai bëri me dije se rimbursimi po diskutohet, por do të ndërmerren veprime konkrete vetëm në rast se i gjithë sektori i transportit publik pranon të  vendosë GPS.

 

"Kam diskutuar me kryeministrin dhe do marrim vendime për kërkesat, Po konsiderojmë heqjen e TVSH për të gjithë sektorin tuaj. Po përgatitemi për buxhetin për heqjen TVSH, por do të rimbursojmë TVSH jo heqje, do bëjmë rimbursim akcize, jo heqje, pasi lë vend për abuzime.

 

Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk bashkëpunojmë për GPS, nëse ka operatorë që thonë nuk e vendos, si ta dimë ne sa km ka bërë. vetëm me këtë e bëjmë, nëse pranoni transparencë ne do të vazhdojmë me TVSH dhe akcizën.

 

Dua dakordësi për këtë që të avancoj me heqjen e TVSH dhe akcizës", tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka thënë se bashkia ka akorduar 1 mln euro si fillim për operatorët.

 

Megjithatë këto para cash do të shpërndahet në bazë të raportit të GPS për rrugët që kanë bërë. “Kam akorduar një fond prej 1 mln euro si një fillim i i ri, pasi nuk besoj se skema e subvencionit rrit cilësinë, por thjeshtë mbulon disa gjëra që duhet.

 

Cilësinë e rrit transparenca. Meqë jemi në kushte të jashtëzakonshme po marr vendim të jashtëzakonshëm. Shpërndarjen e kësaj do e zbatojmë nga raporti që na vjen nga GPS, në bazë të lëvizjes së autobusëve.

 

Paratë nuk janë të miat por publikut. Më pas nëse kjo nuk mjafton do të rishikojmë buxhetin. Pra ky është një subvencion cash për operatorët dhe do të monitorohet me transparencë me GPS dhe shitjen e aboneve”, tha Veliaj./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat