Rumania ne izolim, Gjermania e Britania drejt masave te reja
Kufizimet e reja të rënda anti-Covid të miratuara nga qeveria hyjnë në fuqi në Rumani në përpjekje për të ndalur valën e katërt të COVID-19.
Shkollat ​​​​të mbyllura, zgjerim i aktiviteteve ku kërkohet pasaporta e vaksinimit dhe një shtetrrethim natën. Numrat e të infektuarve frikësojnë edhe Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
Gjermani, shqetësimet për Covid-in shtohen, debat mbi masat
Debat për masat anticovid është duke u zhvilluar edhe në Gjermani, ndërkohë që ka një rritje të mprehtë të infeksioneve javën e kaluar, kur të premten u prek rekordi prej 19 mijë infeksioneve që nga maji.
Instituti Robert Koch raportoi një rritje të incidencës javore në 100,000 banorë, duke kaluar në 110.1. Ndërkohë që infeksionet e reja në 24 orë janë 6573, për shkak të fundjavës.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn kishte thënë ditët e fundit se ai nuk donte të zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme të pandemisë, duke e lënë të skadonte më 25 nëntor, por pozicioni i tij u sulmua nga disa politikanë, përfshirë SPD.
Kulmi i infektimeve të Britaninë e Madhe
Qeveria britanike e Boris Johnson po vlerëson futjen e vaksinës së detyrueshme të dyfishtë Covid për të gjithë personelin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS): tha Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid për BBC.
“Nuk është marrë një vendim përfundimtar, por është diçka që e kam në mendje”, saktësoi Javid, duke nënvizuar se si një masë e ngjashme ekziston në “shumë vende të tjera” të Evropës dhe se si mjekët dhe infermierët jo vetëm kanë një rrezik më të madh të infeksionit, por janë gjithashtu në kontakt me njerëz veçanërisht të cenueshëm.
Emergjencë në Rumani: Shkolla të mbyllura, shtetrrethim
Në Rumani ka kufizime të reja të ashpra anti-Covid të miratuara nga qeveria në përpjekje për të ndaluar valën e katërt, dramatike të infeksioneve dhe vdekjeve që po prek vendin e Ballkanit.
Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë dhe detyrimi i certifikatës së vaksinimit shtrihet në një sërë aktivitetesh të paparashikuara më parë, ndër të tjera për hyrjen në vende jo thelbësore si qendrat tregtare dhe në të gjitha dyqanet jo ushqimore. Detyrimi i maskës vlen kudo, edhe në rrugë.
Të gjitha festat private si dasmat dhe pagëzimet janë pezulluar dhe shtetrrethimi i natës është vendosur sërish në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit (lëvizja e lirë për ata që kanë certifikatën e vaksinimit).
Masat do të jenë të vlefshme për të paktën 30 ditë pasi qeveria kishte vendosur për një kohë të gjatë për t’i lehtësuar ato. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 9 mijë raste të tjera dhe 299 të vdekur./Burimi: Balkanweb