Secondary Adv

Bashkia e Tiranes shpjegon paketen e ndihmes per transportin urban

Bashkia e Tiranës do subvencionojë përmes një pakete 1 mln euro shërbimin e transportit publik, me qëllim daljen nga kriza por dhe përmirësimin e shërbimit.

 

Drejtori i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, sqaron se kjo paketë ndihme kushtëzohet me rritjen e transparencës nga ana e kompanive, duke instaluar në mjetet e tyre pajisjet GPS. “Është një paketë që në kushte emergjente i kërkojmë qeverisë rimbursimin e akcizës sa i takon pjesës së karburantit dhe rivlerësim të pjesës së TVSH.

 

Është bërë një hap i rëndësishëm pasi pas 20 vitesh Bashkia ka një paketë prej 1 milion eurosh për të rikthyer kontratën në kushtet e transportit para pandemisë. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin tek qytetarët.

 

Subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë 2022. Por ndërkohë kjo paketë është e lidhur ngushtësisht me kushtet e shërbimit, me instalimin e pajisjeve teknologjike, kryesisht GPS që do të konfirmojnë kilometrat e përshkruar, apo kapacitetin.

 

Nga njëra anë kemi subvencionin dhe nga ana tjetër kemi shërbim sipas kushteve të kontratës”, tha Punavija. 

 

Kryebashkiaku i Tiranës, takoi dje përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban, me të cilët u ra dakord për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe pranimin e një pakete të propozuar nga Bashkia për kalimin e situatës së vështirë.

 

Operatorët pranuan kërkesat e Bashkisë për rritjen e standardit të shërbimit, vendosjen e GPS dhe formalizimin e shitjes së aboneve./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat