Secondary Adv

Mberrijne edhe 117 mije doza te tjera te vaksines Pfizer

Kanë mbërritur këtë mbrëmje në Shqipëri edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer.

 

Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Postimi i Manastirliut: Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

 

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat