Secondary Adv

Transporti i rikthehet normalitetit, rriten volumet e mallrave dhe pasagjereve

Sektori i transportit ishte më i godituri nga kriza pandemike gjatë vitit të kaluar, tani po kthehet në normalitet për rritjes së lartë të kërkesës sidomos për mallra.

 

Rritja më e madhe u vu re në transportin detar si për mallrat dhe pasagjerët. Sipas të dhënave të INSTAT në nëntëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në  porte është 3.676,8 mijë ton, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020.

 

Për të njëjtën periudhe volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 20.620 mijë tonë për kilometër, duke u rritur me 10,7%, krahasuar me 9 mujorin e 2020. Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.466,8 ton duke u rritur me 12,5%, krahasuar me 9 mujorin e 2020.

 

Në Shtator 2021, numri i fluturimeve të kryera është 3.400 duke u rritur 2 herë, në krahasim me Shtator 2020. Në nëntëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 721.789 pasagjerë, duke u rritur me 2,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

 

Gjithashtu në 9 mujor numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.130.936 pasagjerë duke u rritur me 2,0 herë, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020. Në 9 mujorin e 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 804,2 miliard lekë dhe 48,6 % e tyre u transportua me det.

 

Në nëntëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,3 %, me rrugë 38,6 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 19,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Importet e mallrave.

 

Në nëntëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 47,2%, me det 45,8% dhe me ajër 3,9%. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 23,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

 

Në Shtator 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 44,6 %, me det 43,8 % dhe me ajër 2,9 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2021 janë rritur me 21,1%, krahasuar me Shtator 2020.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/sektori-i-transportit-kthehet-ne-normalitet-rriten-volumet-e-mallrave-dhe-pasagjereve-ne-9-mujor/


Më të lexuarat