Secondary Adv

Hapet sot per automjetet nje tjeter segment i Unazes se Madhe

Sot hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës.

 

Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet. Për të inspektuar punimet e realizuara ishte e pranishme edhe ministrja e Infrastrukturës, e cila nënvizoi se po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.

 

'Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga mesnata e sotme, segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.'- njofton ministria./Burimi: Shqiptarja.com

 

 


Më të lexuarat