Nga sot Sarajet prone e Bashkise Tirane, kthehet ne monument kulture
Kryebashkiaku i Tiranës ka shpërndarë vendimin e qeverisë duke theksuar se nga sot ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës.
Ai shprehet se kjo godinë do të shërbejë si muze që do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike. “Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike”, shkruan Veliaj.
Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira.
Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. ðŸ›âœ…@CityOfTirana i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik!/Abcnews.al