Nis faza e dyte e aksionit, kontroll ne magazinat e biznesit, konfiskim mallit pa fature
Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se kjo është faza e dytë e aksionit antiinformalitet dhe do të fokusohet te biznesi i madh. Në rast se do të gjendet mall pa faturë, atëherë do të bëhet konfiskimi I tij.
Pas kontrolleve në terren , qeveria do të nisë javët në vijim fazën e dytë të aksionit antikorrupsion. Në fokus do të jenë magazinat e biznesit. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se kontrolli i magazinave do të bëhet për të parë nëse malli është i dokumentuar.Në rast se do të gjendet mall pa faturë, atëherë do të bëhet konfiskimi i tij. Gjithashtu, pritet që të gjatë fazës së kontrollit të magazinave të zbatohet edhe ashpërsimi i penaliteteve, të parashikuara në ndryshimet që i janë bërë Kodit Penal dhe që janë dërguar tashmë për miratim në kuvend, proces që pritet të mbyllet javën e ardhshme.
Me kontrollin e magazinave qeveria shtrin aksionin antiinformalitet nga biznesi i vogël drejt atij të madh. Ekspertët mendojnë se kjo do të jetë edhe faza që do të gjenerojë më shumë ardhura për buxhetin e shtetit. Duke pasur parasysh se kontributin më të madh në të ardhurat tatimore e japin pikërisht bizneset e mëdha.
Ndërkaq, ditën e nesërme ministria e Financave ka njoftuar se drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj dhe Drejtori i Pergjithshem i Inspektoriatit te Punes, Dritan Ylli do të bëjnë publike rezultatet e kësaj jave të aksionit, kur ai edhe në fazën operacionale dhe u fokusua kryesisht te biznesi i vogël.