Secondary Adv

Ambasada Italiane hap tenderin per ndertimin e godines se re, detajet

Ambasada italiane, përmes një aktiviteti të posaçëm, ka shpallur hapjen e tenderit për projektimin e një selie të re.

 

Në konferencën ku u shpall hapja e tenderit, ambasadori italian, Fabrizio Bucci tha se selia aktuale nuk i përgjigjet kërkesave dhe se kjo është hera e parë që hapet një konkurs i tillë për ndërtimin e godinës së ambasadës.

 

Ai theksoi se është parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, ndryshe nga e tanishmja e rrethuar nga mure, si dhe të ketë hapësirë për ekspozita. "Do ndërtojmë ambasadë të re sepse ndërtesa e tanishme nuk i përgjigjet kërkesave selia aktuale.

 

Shpresojmë të jenë të shumtë arkitektët që do marrin pjesë për ndërtimin e selisë së re. Kemi ndërtuar shumë seli të ambasadave italiane në botë por është hera e parë që hapim një konkurs të tillë. Kemi parashikuar që ndërtesa e re të jetë e hapur, të ketë hapësirë për ekspozita.

 

Të jetë pa mure që qytetarët e Tiranës ta ndjejnë si një vend social", u shpreh ai. Ambasada aktuale italiane ndodhet në Rrugën "Papa Gjon Pali II", ndërsa godina e re do të ndërtohet në po të njëjtin vend, ku punimet pritet të fillojnë verën e vitit të ardhshëm.

 

Për këtë arsye, ambasadori italian u shpreh se ata duhet të lënë ndërtesën aktuale dhe të gjejnë një hapësirë të përkohshme, por pa përcaktuar se ku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat