Secondary Adv

Rritja e cmimit te karburanteve, neser paralajmerohet proteste

Ditën e nesërme është paralajmëruar protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

 

Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje që në shenjë proteste ditën e nesërme në orën 13:00 të fikin makinën në autostradën Tiranë-Durrës. Kërkesa e drejtuesve të mjeteve është ulja e naftës në 140 lekë.

 

“Protestë! Fike makinën!,”-thuhet në lajmërimin e protestës. Protesta vjen në një kohë kur çmimi i karburantit është rritur. Kujtojmë se pak ditë më parë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimit të produkteve të shportës./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat