Secondary Adv

Pasaktesite, Ministria e Arsimit kerkon rishikim te teksteve shkollore

Ministria e Arsimit reagon pas shqetësimeve të ngritura për pasaktësi në tekste shkollore duke vënë në lëvizje rrjetet profesionale për rishikimin e teksteve shkollore.

 

Ministrja e Arsimit ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale. “Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar” tha Kushi.

 

Ajo nënvizon se: “para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”.

 

Ndër të tjera, Ministrja Kushi thotë se në fokus të takimit kanë qenë gjithashtu zhvillimi prof­esional i mësuesve, trajnimet e tyre të vazhdueshme, shkëmbimi i përvojave pozitive, si dhe informimi në kohë për risitë në fushën e mësimdhën­ies./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat