Secondary Adv

Shembja e banesave te 5 Maji, banoret dalin ne proteste

Një përplasje është regjistruar mes banorëve të “5 Majit” dhe një grupi elektriçistësh të cilët kishin shkuar në zonë për të bërë çistalimet para se të ndërhyjnë fadromat.

 

Banorët janë të vendosur të bëjnë rezistencë për të mos lejuar shembjen e banesave pa pasur një kontratë dinjitoze. Në një moment banorët morën dhe gurë në dorë por ndërhyrja e policisë së komisariatit 4 ndaloi përshkallëzimin e situatës. Banorët janë vendosur për të bërë rezistencë për të ndaluar inspektorët dhe prishjen e banesave të tyre për të cilët kanë investuar një jetë të tërë./Burimi: oranews.tv


Më të lexuarat