Pas 18 muajve Australia heq kufizimet per udhetimet nderkombetare
Australia ka hequr kufizimet për udhëtime ndërkombëtare, për herë të parë nga shpërthimi i pandemisë, duke u mundësuar të vaksinuarve të bashkohen me familjet e tyre.
Pas më shumë se 18 muajve të politikave më të ashpra në botë ndaj pandemisë, miliona australianë tani janë të lirë për të udhëtuar pa leje apo pa nevojë që t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen në Australi.
Pasagjerët e udhëtimeve nga Singapori dhe Los Angeles, kanë arritur në Sidnej në mëngjesin e së hënës, të mirëpritur nga familjarë dhe miq që nuk i kanë parë për disa muaj.
Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë.
Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melbërnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera.
Deri më 31 tetor, autoritetet australiane kanë regjistruar 170,500 persona të infektuar dhe 1,743 viktima./Burimi: BalkanWeb