Fiskalizimi nxit informalitetin, 47 mije biznese te falimentuara nga janari
Dje bizneset e vogla dhe të mesme ulën qepenat e dyqaneve në shenjë proteste ndaj vështirësive me të cilat po përballen sidomos nga kostot shtesë të fiskalizimit.
Kreu i organizatës për biznesin e vogël, Bujar Muço, thotë se sistemi i ri i fiskalizimit ka kosto shtesë dhe është i ndërlikuar për tu përdorur nga tregtarët e biznesit të vogël. Ai thotë se sistemi i ri do shtojë informalitetin në vendin tonë, duke thënë se aktualisht në Shqipëri informaliteti ndodhet në kulmin e tij me 48%.
"Ky sistem i ndërlikuar do ta nxisë informalitetin. Sot informaliteti është në kufi maksimal, 48% aktualisht. Në 2015 kur u instalua sistemi i kasave që është sot dhe u tha se do luftohej informaliteti, pamë të kundërtën, nga 20% që ishte, sot ka shkuar në 48%.
Ne si organizatë kemi kundërshtuar që në fillin për sistemin e fiskalizimit, kërkojnë subvencion dhe thjeshtëzim të fiskalizimit. Kosto shtesë për biznesin e vogël dhe të mesëm është e pa përballueshme.
Kostoja varion nga 600 e shkon deri në 1200 euro. Biznesi i vogël dhe i mesëm është në kushte minimale të jetesës. Dhe mbulon 90% të bizneseve në Shqipëri. Ka një teknikacion shumë të ndërlikuar për tu aplikuar.
Prandaj kemi kërkuar që ky sistem të bëhet me i thjeshtë. Popullata që ka këto sisteme nuk dihet ça shkolle kanë. Prandaj kemi kërkuar shtyrje 2 apo 3 vite që të marrë kohë të thjeshtëzohet", u shprehet Muço.
Më tej Muço, sqaron se nga janari i 2020 deri më sot kanë fakimentuar 47 mijë biznese, që sipas tij do të thotë se rreth 100 mije persona kanë humbur punën. Për këtë arsye ai kërkon subvencion dhe thjeshtëzim të sistemit të fiskalizimit.
"Në janar të 2020 deri më sot kanë falimentuar në pamundësi mbi 47 mijë biznese. Do të thotë që kanë ngelur pa punë mbi 100 mijë punëtorë", tha Muço./Burimi: Oranews.tv