Secondary Adv

Kolaudimi i automjeteve mund te jepet me koncesion

Kolaudimi i makinave dhe parkimi nëntokësor në parkun "Rinia" në Tiranë janë dy kontrata të parashikuara për tu dhënë me koncesion.

 

Ministrja e Financave deklaron se këto projekte nuk është e sigurtë që do të realizohen, por shton se janë 28 miliardë lekë që qeveria do të paguajë në dy vite për këto projekte. Ibrahimaj theksoi ndër të tjera se edhe vendimet e Arbitrazhit do të shlyhen, por shqetësim mbeten proceset në vijim.

 

Në Komisionin e Ekonomisë ajo sqaroi dhe rritjen e pensioneve që shkojnë në nivelin 2.6 për qind. Parkimi nëntokësor por dhe kontrolli teknik i automjeteve janë dy prej 7 kontratave të reja koncesionare të parashikuara nga qeveria.

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në diskutimin në Komisionin e Ekonomisë as nuk mohon dhe as nuk e pohon marrjen e vendimit për to."Janë lista që janë potencialisht koncesione që mund të fillojnë gjatë vitit në vijim."

 

Në vitin që po lëmë pas, Shqipëria pagoi 14.5 miliardë lekë, por thuajse i njëjti fond do të jetë edhe për vitin e ardhshëm. "Është një total prej 14.5 miliardë lekë".

 

Kosto do të ketë në buxhet dhe për vendimet e gjykatës së Arbitrazhit. Edhe pse deklaroi se nuk e kishte listën për proceset e humbura, Ministrja pranoi se ato do të paguhen nga fondi i kontigjencës.

 

Por shqetësim mbeten paditë që janë në proces. "Likujdimi i këtyre detyrimeve parashikohet të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit, ka shumë procese në Arbitrazh që nuk janë të përfunduara ende."

 

Shpenzimet për procesin e vettingut sollën debat mes deputetëve kur Jorida Tabaku deklaroi se mazhoranca dështoi me planifikimin e shpenzimeve. "Ndërpritet vettingu dhe duhet votuar shtyrja e afateve të këtyre institucioneve, nuk më pëlqen fare."

 

Ndërkaq akuza u hodhën dhe për shpenzime të tepruara për punonjës shtesë në administratën shtetërore. Në seancë Ministrja deklaroi se rritja e pensioneve për këtë vit do të jetë e barabartë me inflacionin. "Rreth 2.6%."/Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat