200 VIP-at e 2014, dominojme kompanite e karburanteve, me pak kompani prodhuese
Renditja e 200 kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros në vitin 2014 tregojnë për një mbizotërim të kompanive të naftës dhe lojërave të fatit në ekonominë shqiptare. Ndërkohë që mungojnë sipërmarrjet prodhuese. Qeveria ka deklaruar se do ta orientojnë ekonominë drejt prodhimit dhe eksportit, por shifrat nuk tregojnë një gjë të tillë.
Ekonomia shqiptare nuk po orientohet drejt prodhimit dhe eksportit, cka do të siguronte një rritje të qëndrueshme në afatmesëm dhe afatgjatë. Të dhënat e bilancit të vitit 2014 për 200 kompanitë më të mëdha në vend, të njohura ndryshe si VIP-at tregojnë se modeli i ri, i premtuar nga qeveria Rama dhe i fokusuar te prodhimi është ende larg.
Revista ekonomike Monitor konstaton se në listën e 200 sipërmarrjeve më të mëdha mbizotërojnë kompanitë e tregtimit të naftës, që zinin rreth 10% të numrit total ose 21 të tilla dhe kanë realizuar 21% të qarkullimit total të 200 VIP-ave, të ndihmuara dhe nga zgjerimi i prodhimit vendas, por dhe faktit që nafta blihet e shitet shumë herë, duke rritur artificialisht volumin e tregut dhe xhiron e kompanive të këtij segmenti.Nga 10 sipërmarrjet më të mëdha në vend sipas qarkullimit vjetor, 4 merren me naftë. Edhe aktivitetet e lojërave të fatit, kanë parë një lulëzim të aktivitetit vitin e kaluar. Kjo pavarësisht sulmeve që ashpra që qeveria i bëri këtij lloj biznesi me aksionin ‘Funkdi i marrëzizë”.
Sipas analizës së Monitor, sipërmarrjet prodhuese, përpunuese dhe ato eksportuese numërohen me gishtat e dorës. Në listën e 100 më të mëdhave ka vetëm 4 sipërmarrje eksportuese.Në listën e 200 më të mëdhenjve, 35% janë sipërmarrje me kapital të huaj, ku mbizotërojnë institucionet financiare, kompanitë e rrugëve, prodhues të naftës. Një vit më parë, në listë kishte 31% sipërmarrje të huaja. Hyrjet e reja janë kryesisht në fushën e ndërtimit të rrugëve.