Secondary Adv

Maqedonia e Veriut mund te mos shkoje ne zgjedhje te parakohshme

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut refuzuan të hënën dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas disfatës së tyre në zgjedhjet lokale.

 

Shumica parlamentare mbajti një takim me ftesë të kryeministrit Zaev dhe doli me një deklaratë të përbashkët kundër idesë së opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

"Zgjedhjet e parakohshme jo vetëm do e futnin vendin në një krizë politike, ekonomike, sociale dhe sigurie, por do të cenonin edhe proceset integruese europiane të Maqedonisë Veriore.

 

Na duhet qeveria, sidomos në kohëra krize pandemie e energjetike, me një drejtim të qartë euroatlantik," u shprehën unanimisht partnerët e qeverisë. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, partia opozitare, VMRO-DPMNE, fitoi pas 2 raundeve 41 nga 80 komunat maqedonase ku u votuan kryetarët dhe kuvendet komunale.

 

Socialdemokratët e Zaevit nën siglën e LSDM morën vetëm 16 komuna, duke humbur edhe kryeqytetin e Shkupit kundrejt opozitës, ndërsa BDI e Ali Ahmetit siguroi 10 komuna, Lëvizja Besa 2 komuna, Aleanca për Shqiptarët po 2, dhe nga komunë partitë e tjera.

 

Kryeministri Zaev mori të dielën përgjegjësinë për rezultatet duke paralajmëruar largimin nga kreu i qeverisë dhe i partisë së tij.

 

Kryeministria maqedonase njoftoi se kryeqeveritari ka anuluar pjesëmarrjen edhe në takimin dyditor që do të nisë të mërkurën në Beograd në kuadër të nismës "Ballkani i Hapur", që ai e inicioi me homologun shqiptar Edi Rama dhe presidentin Aleksandër Vuçiç./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat